Emina Çunmulaj akuzohet për photoshop, modelja dëshmon që s’ka rregulluar fotografitë!

By

Linjat e saja, 2 javë pas lindjes që ajo i prezantoi në një palë rroba banje, zgjuan polemika se ajo ka ndërhyrë në fotografi.

Modelja që e bënte gati se të pabesueshëm faktin që dukej ashtu kur sapo i ka dhënë jetë një fëmijë, është akuzuar për photoshop.

Por Emina Cunmulaj ka reaguar duke refuzuar kategorikisht se ka ndërhyrë në imazhin e saj dhe ka thënë se qëndron e tillë “siç e ka falë zoti”.

Ajo ka publikuar edhe një seri të fotografive në Instagram e shkruan se nuk ka ndërhyrë në ato imazhe dhe se asnjëherë s’do ta bënte.

Ditë më parë, ajo pati një debat virtual edhe me një komentuese e cila e kishte përqeshur hundën e modeles. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm