Kjo nuk pritej! Capital T zbulon super yllin ndërkombëtar që vjen për “Time Capsule II”

By

Përpos Capital T dhe të ftuarve vendor, koncerti “Time Capsule II” ka rezervuar një suprizë të madhe për të premten.

Në kryeqytet, për të performuar do të zbarkojë një prej super yjeve botëror me një numër enorm hitesh.

Ai është hiç më pak se artisti legjendar, Akon!

Lajmi është konfirmuar nga Capital T përmes një postimi në Instagram ku ka zyrtarizuar ardhjen e super yllit i cili ka pranuar ftesën e Trimit.

“Time Capsule II” tingëllon si pika e re referencës për standardin se ku duhet t’i mbajmë koncertet dhe eventet

Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë.

Koncerti “Time Capsule II” është koncerti më i përzier në kombësi ndonjë herë në botën shqiptare, si në staff dhe në të ftuar. /Prive.al

 

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Artikuj të ngjashëm