Kjo këshillë e Andit që ia dha Gresës vlen për të gjithë ju

By

Gresa sot gjatë ditës nuk po ndihej mirë, dhe Andi ia dha një këshillë.

Ai i tha asaj që të bënte një dush të ftohte 15 sekonda dhe se si ta përballonte të ftohtin.

Shihni të plotë videon e mëposhtme.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Në fakt, një dush disa sekondësh me ujë të ftohtë ka shumë benefitë për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Dushin e ftohtë rrallë e herë e mendojmë si opsion, por do ta shihni me tjetër sy pas këtij artikulli. Dushi i ftohtë do të ndihmonte në rritjen e energjisë dhe jo vetëm.

Të lahesh me pak ujë të ftohtë apo të vakët vjen me shumë përfitime për lëkurën.

I jep lëkurës shkëlqim

Një shpëlarje në fund të dushit me ujë paksa të ftohtë e ndihmon fytyrën të qëndrojë e re dhe e freskët për shumë kohë.

Parandalon plakjen e lëkurës

Uji i ftohtë aktivizon sistemin nervor dhe trupi çliron hormone dhe kimikate që luftojnë stresin, faktor shumë i rëndësishëm në plakjen e parakohshme.

Zvogëlon poret

Uji i ftohtë/vakët minimizon poret. I jep fytyrës freski dhe ka tendencë ta zbardhë lëkurën, ndryshe nga i nxehti që e lë paksa të fryrë ose të kuqe.

Parandalon problemet e lëkurës që lidhen me stresin

Me rritjen e “hormonit të lumturisë”, ulet niveli i stresit dhe rrjedhimisht çdo akne apo shenjë tjetër në lëkurë zhduket.

 

Artikuj të ngjashëm