Shkurte Gashi e Flori Mumajesi po sjellin super këngë bashkë! Publikimi i ka ditët e numëruara

By

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën me lansimin e këngës “T’u luta” në dhjetor të vitit të kaluar, ata të dy po sjellin edhe një bashkëpunim.

Shkurte Gasi dhe Flori Mumajesi, tani pas një viti po sjellin një tjetër këngë, që do t’i marrë zemrat e publikut.

Siç e merr vesh Prive, kënga me videoklip do të publikohen të shtunën, ndërsa këtë këngë, Flori dhe Shkurta do e performojnë edhe në edicionin festiv të emisionit Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova.

Përveç kësaj, gjatë këtij emisioni këngëtarët tregojnë edhe historinë e vërtetë që qëndron prapa kësaj kënge, që pa dyshim flet për dashurinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm