Kjo këngëtare e njohur s’fitoi asgjë nga turneu i saj

By

Këngëtarja Miley Cyrus ka thënë që nuk e kishte marrë asnjë qindarkë nga turneu i saj Bangerz më 2014, ndonëse turneu kishte tubuar mbi 62 milionë dollarë.

Këngëtarja i kishte shpenzuar të gjitha paratë e saj në organizimin me turneut për ta bërë atë të duket sa më i elaboruar.

“Ishte një investim në veten time. Shumë prej këtyre ideve ishin aq ekzotike sa që askush nuk donte të më mbështeste për t’i krijuar këto gjësende”, ka thënë Cyrus sipas Bizarre.

“Kisha kukulal të mëdha, shtretër të mëdhenj, arrija në skenë duke rrëshqitur nga një model gjigant i gjuhës sime”.

“Nuk mora asnjë qindarkë nga ky turne sepse doja që të ishte i shkëlqyeshëm, dhe kur më pyesnin se ‘pse po e bën këtë? Ti do t’i bësh qindra koncerte dhe nuk do të fitosh asgjë. U thosha që do të investoja në veten time”.

Artikuj të ngjashëm