Në një ambient përrallor ku secila gjë është e menduar deri në detajin më të imët, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po kurorëzojnë dashurinë shumëvjeçare.
E një prej pjesëve me më së shumëti rëndësi është ajo e muzikës – sidomos kur bëhet fjalë për një dasëm të njerëzve nga bota e artit.
Prive.al zbulon se rol qendror në muzikë do ketë këngëtarja energjike Aurela Gaçe e cila e vulosi sërish zotësinë në këtë pjesë pak javë më parë në dasmën e Turit dhe Orindës.
Sidoqoftë, normalisht se në rrugë e sipër edhe emra të tjerë do të bashkangjitën për t’ia thënë ndonjë kënge.
Ndryshe, në dasëm po marrin pjesë emra si Lorik Cana, Lori Hoxha, Samanta Karavello, Rezarta Shkurta dhe vetë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. /Prive.al/