Kjo fotografi ia shkrin zemrën Alaudin Hamitit!

By

Prezantuesi Alaudin Hamiti, njihet si personazh publik goxha aktiv në mediat sociale.

Kësisoj, sot ai ka ndarë një imazh, për të cilin, Hamiti thotë se “ia shkrin zemrën”, sa herë që e sheh.

Në fotografi, prezantuesi i dy edicioneve të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, shihet duke mbajtur në krahëror vajzën e tij, Evën – fotoja daton në vitin 2012.

“Kjo fotografi më shkrin zemrën”, ka shkruar pos tjerash ai, duke treguar po ashtu se në imazhin në fjalë, bija e tij numëronte vetëm 4 ditë që kur kishte ardhur në jetë.

Artikuj të ngjashëm