Kim Kardashian di për shqiptarët më shumë nga sa kemi menduar! (VIDEO)

By

Disa javë më parë ajo vërshoi internetin me fjalët e thëna në shqip. Ylli botëror Kim Kardashian me ‘sa bukur Mario’ u shndërrua në një refren disa mujor në të cilin u përfshinë edhe shumë fytyra publike tek ne.

Megjithatë, fraza në shqip nuk është e vetmja gjë që di për popullin tonë ylli botëror.

Këtë e ka dëshmuar në një dialog me Marion, grimerin shqiptar nga Mali i Zi në aplikacionin e saj që shërben si urë lidhëse me fansat.

Kur Kimit i është kërkuar të përshkruaj Marion me një fjalë, ajo ka thënë se ai është i orientuar nga familja, duke dëshmuar kështu njohuritë për lidhjen e fortë që ne si popull kemi me personat e gjakut.

‘Të shoh si një familje të madhe shqiptare’ – u shpreh Kim.

Ndërkohë, Mario e përshkruajti Kim, thjesht si një yll! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm