Arbnora Ademaj përfundon aty ku nuk e prisnim! (FOTO)

By

Pak ditë më parë iu njoftuam për turin e ish-Miss Kosovës, Arbnore Ademaj në Europë, respektivisht në Gjermani e Zvicër.

E përkundër faktit se ka shkuar për pushime në rolin e vizitores, duket se pejanja nuk i ka ‘shpëtuar’ asaj që bëjnë shumica e shqiptarëve në Europë – punën fizike në baushtellë.

Këtë bukuroshja e ka treguar në rrjetin social Instagram ku shfaqet me një kapelë pune, mes tjerash edhe duke e reklamuar biznesin familjar nën mbishkrimin: ‘Ja nisa punës. Nuk po m’bajn ndryshe’.

Sigurisht, fotografia është shkrepur në kontekstin e shakasë duke shkaktuar shumë të qeshura mes ndjekësve të saj në profil. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm