Kjo është ndihma që do të bëjë Unikkatili për popullin e Shqipërisë

By

I trishtuar nga tragjedia që ka ndodhur në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm, ka mbetur edhe Unikkatili.

Reperi  i cili jeton prej vitesh në Amerikë, ka hyrë mbrëmë vonë në Instagram për të treguar se sa i mërzitur është dhe çfarë ndihme do të bëjë për popullin shqiptar.

Ai njoftoi se pas koncertit që do të mbajë në një klub në Zvicër, për çdo pesë franga do të japë edhe pesë të tjera nga xhepi I tij si donacion për Shqipërinë, për t’ju dalë në ndihmë njerëzve që pësuan.

“Mbahu nënë mos ke frikë se djemtë i ke në Amerikë”, ka bërë hashtag reperi pas njoftimit.

Më poshtë postimi i tij i plotë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm