Dorina Gegici është një prej super-modeleve shqiptare që me pamjen e saj konkuron e lehtësisht mund të themi se tejkalon edhe koleget e saj në botë.
Ajo ka qenë në vazhdimësi e kërkuar për kampanja të ndryshme e dukej se ishte vetëm çështje kohe një hap gjigant në karrierë – pjesëmarrja në sfilatën e një prej brendeve më të njohura, Philipp Plein.
Dorina ka sfiluar për Philipp Plein në Milano dhe me plot gojë mund të themi se ka shkëlqyer sonte duke bërë të gjithë krenarë.
Sfilata e këtij brendi është për këtë vit më e madhja dhe prandaj ky ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e modeles. /Prive.al