Kjo është gjëja që meshkujt dhe femrat e konsiderojnë më tërheqëse tek njëri-tjetri

By

Gjërat që njerëzit i shohin si tërheqëse ndryshon tek secili individ, por sipas një studimi të ri të YouGov, shumë burra dhe gra tërhiqen nga e njëjta specifikë.

Gratë janë më të shqetësuara për gjatësinë e partnerit të tyre, zbuloi sondazhi vjetor i Organizatës Image, ndërsa burrat vënë më shumë theks në peshën e partneres së tyre.

Sondazhi përfshin më shumë se 2 mijë e 200 britanikë që përshkrujnë trupin e tyre si dhe llojin e fizikut nga i cili ata tërhiqen.

Tre nga 10 pjesëmarrës thanë se e konsiderojnë trupin e tyre “mesatar” ndërsa një e pesta thanë se besonin se ishin mbipeshë, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket asaj që burrat dhe gratë duan fizikisht nga njëri -tjetri, sondazhi zbuloi se 67 përqind e grave preferojnë një partner që është më i gjatë se ato, gjashtë përqind thanë se do të donin të ishin të të njëjtës gjatësi, ndërsa vetëm një përqind thanë se do të donin një partner që është më i shkurtër se ata.

Ndërsa më shumë se një e treta apo 35 përqind e burrave thanë se preferojnë një partner që është më i shkurtër se ata, 16 përqind thanë se do të donin dikë të se njëjtës gjatësi dhe katër përqind thanë se donin një partner më të gjatë.

Sa i përket peshës, një e pesta apo 22 përqind e burrave thanë se preferojnë partnerë që janë më të hollë se sa ata, të njëjtën gjë e thanë edhe 15 përqind të grave.

Artikuj të ngjashëm