Fero rikthehet në shtëpinë e vjetër!

By

Fero nisi karrierën e tij nën ombrellën e “On Records” ku pati edhe sukseset e para në muzikë.

E në gusht të vitit 2019, ai u largua nga kompania e “On Records”.

Reperi dhe menaxheri Mehmet Elshani u ndanë në mënyrë paqësore dhe Fero vazhdoi karrierën si solo artist.

Por ka ndryshime dhe këtë reperi e njoftoi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka bërë të ditur se është rikthyer sërish në shtëpinë e vjetër.

Edhe menaxheri i “On Records” e ka bërë të ditur këtë ku përmes një postimi, i ka uruar mirëseardhje Feros.

Disa nga hitet e Feros janë: “Gang Gang”, “A pe din qysh”, “Fol edhe 1 her”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm