Vjeshtë në Dubai për Fjolla Morinën.
Këngëtarja kosovare po që di ta jetojë jetën. Pushim pas pushimi, ajo vjeshtën po e kalon në një vend tejet të shtrenjtë dhe interesant.
Bashkë me nënën e vajzën e vogël Alyah, ajo po shëtitet në rrugët e këtij qyteti duke shijuar çdo bukuri që të jep ky vend.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar është ndodhur pranë një fontane, e cila në mënyrë të koordinuar gjuante ujin sa poshtë sa lart.
“S’mund të ngopem me këtë pamje”, ka shkruar ajo në një video ku shihet duke e mbajtur vajzën në krahë, e në të njëjtën kohë duke u kënaqur me pamjet. /Prive.al