Në “Përputhen Prime” sonte do të ketë një epilog tjetër të dashurisë.
Vetëm pak javë pasi dolën çift Floriana dhe Bruno, sonte është radha e Erionit dhe Mikelës.
Kjo është lënë të kuptohet përmes postimeve në rrjete sociale të protagonistëve dhe jo vetëm.
Nga produksioni është realizuar edhe një event përrallor që Mikela dhe Erioni të kenë kujtim të bukur nga dalja e tyre.
Ata do jenë çifti i tretë për këtë sezon. Se sa do rezistojnë jashtë, mbetet të shihet. /Prive.al