Sabri Fejzullahu mbjellë fidanë për Prishtinën

By

Sot ka vazhduar aktiviteti i mbjelljes së drunjtëve në lagjen Lakrishtë në kuadër të iniciativës “Prishtina Green Week”.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu, i cili sot ka mbjellë një pemë në këtë lagje të Prishtinës.

Në fotografitë e ndara ku shihet krah Drejtores së Parqeve, Fatime Hajdari, këngëtari i njohur është shprehur se do jetë gjithmonë i gatshëm për iniciativa të tilla.

Kujtojmë se dy ditë më parë aksionit të ngjashëm iu bashkëngjit edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga. /prive.al

Artikuj të ngjashëm