Këngëtarja Xhensila Myrtezaj sot feston 25 vjetorin e lindjes.
Me të hapur sytë në mëngjes, ajo u befasua nga dashuria e saj, Bes Kallaku në një ambient festiv e të mbushur me lule në shtëpi.
Por, kjo sic edhe pritej, duket të mos ketë qenë befasia e vetme.
Për Xhensilën është organizuar një darkë përrallore e menduar deri në detaje nga Ami Event që njëherësh ka ndarë fotografi nga ceremonia, ende pa nisur.
Mbetet të shihen të ftuarit dhe atmosfera por të paktën me detajin e dekorit, gjithçka na asocion me një event përrallor. /Prive.al