Njihet si njëra ndër vajzat më të bukura shqiptare. Me këtë titull ishte kurorëzuar edhe në vitin 2012, duke bartur kurorën e Miss Kosova e duke e përfaqësuar bukurinë shqiptare në Miss Universe.
Ama përpos që është e bukur, Diana shquhet për inteligjencë e përkushtim ndaj shkollës. Këtë po e dëshmon përmes publikimeve në rrjetin social Instagram, ku pothuajse çdo ditë tregon se sa i është dedikuar të studiuarit.
Krahas karrierës si modele ku sigurisht shkëlqen, Diana është edhe studente e Fakultetit Juridik.
Ajo edhe pse ka udhëtuar për në Stamboll, nuk po i lë anash detyrimet që i kërkon fakulteti, duke i kryer punimet seminarike gjatë kohës sa po udhëton. /Prive.al/