A e ka zëvëndësuar Adrian Gaxha – Lindonin në ‘Brick Records’ ?!

By

Largimi i Lindonit nga produksioni ‘Brick Records’ i themeluar vitin e kaluar ishte i papritur dhe erdhi si befasi për shumëkë.

Nuk u kuptua ndonjëherë arsyeja që çoi në krisjen artistike të dyshes Adrian – Lindon por ajo që pasoi ishte një kuriozitet për artistin potencial që do t’ia zinte vendin shkupjanit në produksion.

E një prurje e re është vënë re së fundmi. Artisti i talentuar nga Maqedonia, i njohur me nofkën Benny në profilin e tij në rrjete sociale ka ndryshuar biografinë duke shënuar emrin e produksionit.

Megjithatë, burime të Wazzup kanë bërë të ditur që këngëtari në fjalë nuk është pasuesi i Lindonit në kuptimin e plotë të fjalës.

Benny ka arritur marrëveshje me Adrianin që konsiston vetëm në punën e tij si producent dhe shfrytëzimin e studios së produksionit nga ku gjatë kësaj vere pritet të prodhohen jo pak hite përcjell Prive.al

Me energji të reja dhe ndryshime në staf, duket se zhvillimet në këtë produksion do jenë interesante për t’u përcjellur.

Artikuj të ngjashëm