Kate Middleton dhe Princi William kanë nisur një udhëtim tre ditor nëpër Britani për të falënderuar të gjithë ata që punuan pa reshtur gjatë pandemisë së koronavirusit.
Udhëtimi do të bëhet në një tren të rezervuar për çiftin mbretëror ku ata do të flenë në shtretër të ndarë.
Ideja e trenit mbretëror, erdhi në vitin 1842 nga Princi Albert, i cili e bindi Mbretëreshën Victoria të bëhej e para sovrane që udhëtonte me tren.
Bëhet fjalë për një lloj “pallati mbretëror” mbi shina, me nëntë vagonë të zbukuruara me ngjyrë ari 23 karat dhe të dekoruara me mëndafsh.
Treni përmban një restorant me 12 vende dhe suita private me vaska. E vetmja e metë? Dhomat janë teke, vetëm me një shtrat. Kjo është arsyeja pse Kate dhe William nuk do kalojnë netët në një shtrat.
Burimi: PEOPLE