Adrola Dushi tregon kuptimin prapa emrit të saj

By

Në një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram, modelja Adrola Dushi u përgjigj në shumë pyetje që ndjekësit e saj kishin.

Një nga ata e pyeti se çfarë kuptimi ka emri i saj, të cilin ajo më pas e ndau me të gjithë.

Modelja ka treguar se emri i saj është formuar nga bashkimi i emrave të dy vëllezërve të saj.

“Emri im është bashkimi i emrave të dy vëllezërve të mi: Ad-riano + Rol-and = Adrola. Babai im e vendosi këtë emër të cilin e dua aq shumë”, u shpreh Adrola Dushi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm