Kjo është aktorja seksi që s’ka të dashur që 10 vjet (VIDEO)

By

Charlize Theron është e hapur për një lidhje dashurie, por ajo ka nevojë për një burrë që të bëjë hapin e parë.

Aktorja 43 vjeçare ka folur për jetën e saj romantike derisa po e promovonte komedinë romantike “Long Shot”.

“Kam qenë beqare për 10 vjet, nuk është kohë shumë e gjatë. Dikush duhet të rritet në çift dhe të bëjë një hap. Unë jam çuditërisht në dispozicion për një lidhje dashurie”, ka thënë Theron për “Entertainment Tonight”.

Kolegu i Theron në këtë film, Seth Rogen, e shfrytëzoi këtë moment për të bërë shaka.

“Ajo është në treg”, tha ai duke qeshur.

“E bëra shumë të qartë këtë”, ka thënë Theron tutje po ashtu duke qeshur.

Lidhja e fundit serioze e aktores ishte me Sean Penn. Ata ishin të fejuar, por u ndanë në vitin 2015.

“Ne ishim në lidhje dashurie, por thjesht nuk ecte më. Të dy vendosëm së bashku që të ndahemi – kaq ishte”, kishte thënë Theron për ndarjen me Penn, në vitin 2016.

Para Penn, ajo ishte në lidhje me aktorin Stuart Townsend pasi ata ishin takuar në xhirimet e filmit “Trapped”. Ata ishin ndarë në vitin 2010.

Artikuj të ngjashëm