Prezantuesja e njohur, ikonë e moderimit të ‘Big Brother’ në nëntë vite, Arbana Osmani feston sot ditëlindjen.
E lindur me 7 Maj të 1983-tës, ajo sot mbush plot 34 vite jetë.
Tashmë me statusin e nënës pas ardhjes në jetë të djalit Jon, Arbana duket që ndihet më e kompletuar se kurrë.
Prezantuesja e njohur në postimin e bërë sot ka deklaruar që kjo është ditëlindja më e bukur.
Detajet janë përcjellë për publikun përmes një fotografie me djalin në momentin e prerjes së tortës. /Prive.al/