Kim zbulon çka i tha Kendall në foton që u bë virale në internet

By

Kim Kardashian ka zbuluar atë që u tha mes saj dhe motrës Kendall Jenner në një foto nga “Met Gala 2021” e cila u bë bërë virale në internet.

Një fotografi e Kim e cila po qëndronte me krahët e shtrira ndërsa Kendall, e shikon atë me një shprehje të hutuar gjatë takimit të tyre në tapetin e kuq u komentua mjaft shumë.

Shumë fansa të familjes bënë shaka se Kim nuk ishte në gjendje të shihte se kush ishte Kendall, për shkak të faktit se fytyra e saj ishte e mbuluar plotësisht nga një maskë e zezë.

“Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë skicën e veshjes së saj me shkëlqim dhe ishte Kendalll,” u shpreh Kim.

Pas takimit të tyre në tapetin e kuq, interneti u përmbyt me meme për takimin argëtues, pasi u duk se Kendall nuk e njihte të afërmen e saj.

Duke ndarë fotografinë në faqen e tyre në Twitter, një person bëri shaka: ‘Kendall jam unë!’, ‘Kush?’

Ndërsa një tjetër tha: “Ishte kjo hera e parë që Kendall po shihte veshjen tuaj për Met Gala?”

Veshja e Kim ishte një nga historitë më të mëdha në natën më të madhe të modës pasi pamja minimaliste u frymëzua nga burri Kanye West me të cilin janë në proces divorci.

Artikuj të ngjashëm