Fluturimi i frikshëm, Bebe mbetet ‘pezull’ në ajër për disa orë

By

Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme në fluturimin e sotëm.

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Në kohë reale, falë internetit, ajo ka bërë të ditur se aeroplani në të cilin gjendjet është pezull në pritje të aterimit.

Kjo shkak i kaosit të krijuar në kullën e trafikut ajror, një hallkë pa të cilën nuk mund të operohet në këtë lloj të trafikut.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga aterimi në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. ashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një. Fluturumi pesë orës e gjysmë do bëhet 7 apo edhe 8. Unë vetëm dua që të gjithë ne të aterojmë të sigurt” – është shprehur Bebe.

Pak minuta më parë, ajo ka lajmëruar se aeroplanit i kanë ndërruar kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga aviokompania.

Orë sfilitëse dhe stresuese duken të kenë qenë këto të fundit por meqenëse aeroplani ka prekur tashmë tokën, e keqja ka kaluar! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm