Dje, me 1 tetor, grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic festoi ditëlindjen e tij të 37.
Nga shumë urimet që ai mori, nga kolegë, miq e fansa, ai i Kim Kardashian ra në sy.
“Urime ditëlindjen për një dhe të vetmin Mario”, ka shkruar ylli televiziv në njërën fotografi.
Ajo po ashtu publikoi edhe një fotografi, të cilën e realizoi nga fillimet e bashkëpunimit të tyre, ku të dy duken shumë ndryshe.
“Të njoh për më shumë se një dekadë dhe je personi më besnik që njoh. Shumë i rrallë ta gjesh! Të dua përgjithmonë”, shkruan Kim. /Prive.al