Kim Kardashian në lidhje me futbollistin e njohur?

By

Kim Kardashian dhe Odel Beckham Jr kanë krijuar një lidhje, thotë një burim për PEOPLE.

Burimi konfirmon se ylli i The Kardashians dhe Beckham po shoqërohen.

Burime të shumta shtojnë gjithashtu se 30-vjeçari profesionist i NFL dhe e dashura e tij modele për një kohë të gjatë  Lauren Wood janë ndarë zyrtarisht.

Nuk është hera e parë që Kim Kardashian lidhet me një futbollist.

Në vitin 2007, ajo filloi të takohej me yllin e atëhershëm të New Orleans Saints, Reggie Bush. Lidhja e tyre u zhvillua para kamerave në sezonin e parë të Keeping Up with the Kardashians. Ata përfundimisht u ndanë në vitin 2010 për shkak të kërkesave të karrierës së tyre përkatëse.

Në vitin 2010, Bush reflektoi për të tijën me Kardashian, duke i thënë Rachael Ray në talk show-n e saj se vëmendja e medias që erdhi me Kim ishte e ashpër ndaj tij. “Unë luaj futboll dhe shumica e futbollistëve janë të trembur nga kamerat,” tha ai në atë kohë. “Ne thjesht duam të lihemi vetëm, thjesht duam t’i përmbahemi asaj që bëjmë.” Ai shtoi se megjithëse nuk i pëlqen kamerat, “e bëj sepse është e rëndësishme për [Kim]”.

Artikuj të ngjashëm