2020-a nuk ka diskutim se i takon Mozzik-ut.
Reperi i njohur dominoi vitin që lamë pas prandaj nuk kishte dyshim se e meriton titullin “Personazhi i vitit 2020” nga emisioni Prive.
Në një intervistë të gjatë pas marrjes së çmimit, ai foli për shumë gjëra ku mes tjerash nuk shpëtoi as pa u pyetur për dy vajzat me të cilat ka sjellë hite të pakontestueshme, Kida dhe Tayna.
I pyetur se si është të punosh me njërën e si është të punosh me tjetrën, reperi mes tjerash u shpreh:
“Me Taynën është më e lehtë se shkruan vetë. Është MC shumë i mirë. Po të ishte mashkull do ishte reperi më i mirë shqiptar kurse me Kidën është i njëjti vibe prej kur kemi qenë të vogël. Me Kidën punoj si në shtëpi”.
Intervistën e plotë në të cilën flet për karrierën, diss-at, jetën private e shumë gjëra të tjëra mund ta ndiqni më poshtë.