Dua Lipa, artistja e parë shqiptare që nominohet për çmimin prestigjioz ‘Mercury Prize

By

Mercury Prize, është një nga çmimet më të rëndësishme në Britani e cila vlerëson albumin më të mirë të këtij vendi.

E këtë herë në nominime dominojnë artistet femra, e për herë të parë është kandiduar edhe artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Lipa klasifikohet në këtë nominim me albumin e fundit “Future Nostalgia” e cila ka qënduar në vendin e parë të këtij shteti me javë të tëra.

Në anën tjetër, Dua ka shënuar edhe sukses në Spotify, ku është rradhitur e para artiste femër me 4 këngë që kanë kaluar miliardin me dëgjueshmëri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm