Depërtimi i këngëtareve të reja gjithnjë e më shumë po paraqet ‘kërcënim’ për ato që tashmë kanë mbushur vite të tëra në skenë.
Kida, Era e Enca ishin emra që brenda një kohe të shkurtër korrën suksese të mëdha duke lëkundur themelet e estradës shqiptare.
Mirëpo këngëtarja e hitit ‘Premtimet’, Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik Kida kur karrierën në muzikë nuk e kishte në radar rezulton të ishte e afërt me Dafina Zeqirin.
Kjo shihet në një foto të 2011-tës të cilën e ka siguruar Prive e ku Kida dhe Dafina shihen mjaft të lumtura teksa shkrepin një foto së bashku.
E se do të vinte koha kur dy këngëtaret do konkuronin përballë njëra-tjetrës në një treg të ashpër muzikor, vite më parë pak kush do kishte besuar. /Prive.al/