SË SHPEJTI ‘BLACKOUT’ NGA ZAIMINA DHE ELGITI

By

Zaimina Vasjari dhe Elgit Doda kanë vendosur t’i bashkojnë forcat duke sjellur një projekt muzikor gjatë këtij sezoni.

Kënga e titulluar ‘Blackout’ është me ritme verore, gjë që pasqyrohet më së miri edhe në skenat e videoklipit i cili tashmë është në fazën e montimit nga Max Production.

Miss Shqipëria 2002 që tash e një kohë nuk ka sjellur diçka të re është përkujdesur të fitojë vëmendje në klipin e ri duke realizuar një skenë ku shihet pa të brendshme e veshur me një fustan të kuq.

Për Elgitin, ky projekt hyn në vazhdën e një viti mjaft aktiv ku veçohet dueti me Noizyn në Top Fest 12 dhe kënga ‘Dikush të do’ e lançuar në Korrik. /Prive.al/

https://instagram.com/p/6LD-_yNuo4/

Artikuj të ngjashëm