Yll Limani dhe Kida do bëhen bashkë në një performancë të rrallë!
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë artistët që kanë zbuluar se ditën e nesërme me fillim nga ora 21:00 do të jenë për të performuar hitet e tyre në një transmetim live në rrjetet sociale të mundësuar nga operatori celular Vodafone, në Shqipëri.
Një performancë të tillë që ka për qëllim t’iu gjendet pranë fansave në kohën e pandemisë, dy javë më parë e zhvilluan edhe dy emra të tjerë të njohur, Ledri Vula dhe Elvana Gjata të cilët kontribuan në disponimin e mijëra njerëzve që i ndoqën përmes Instagramit.
Tashmë na mbetet të presim se çfarë do të na ofrojnë Ylli dhe Kida, si një kombinim tejet interesant me një numër të madh fansash. /Prive.al