Me kë po e krahason Blero – Besnikun e NRG Band?

By

Në ditët e karantinës, të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e tyre.

Kryesisht, në mungesë të berberëve ndër estradë e jo vetëm janë vërejtur ‘qethjet në kushte shtëpie’ por duket se vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka ka shkuar në një tjetër nivel.

Ai ka befasuar ndjekësit e tij me ndryshimin e fundit në pamje ku shfaqet bjond pas lyerjes së flokëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on

Besniku ka eksperimentuar në këtë formë edhe më herët teksa komentet mes tjerash edhe nga fytyra publike nuk kanë munguar.

Blero, bie fjala, e ka krahasuar kolegun e tij me Neymar teksa prezantuesi Labinot Gashi i thotë Besnikut që frizeri ka arritur t’i bëjë një ngjyrë si të tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm