Sërish digjet lokali i Noizyt, këtë herë ka të dyshuar

By

Sot herët në mëngjes i është vënë zjarri përsëri lokalit të reperit Noizyt, (Rigel Rajku), në zonën e Currilave. Zjarri i është vënë verandës së lokalit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë sapo kanë marrë njoftimin. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, Eraldo Musteqja.

Burimet e policisë i thanë Top News, se e autori i dyshuar ndërmori aktin pasi i kerkonte para babait të Noizyt.

Artikuj të ngjashëm