Kiara Tito konfirmon rikthimin në ekran

By

Kiara Tito më në fund do rikthehet në ekran.

Pas disa muajsh të spekulimeve mbi të ardhmen e saj si prezantuese, prezantuesja duket ka konkretizuar gjëra.

Përmes Instagram, ajo ka konfirmuar që projekti i ri vjen së shpejti, krahas videove në Youtube të cilat janë një angazhim i vazhdueshëm i bukuroshes.

‘Projekt i ri televiziv së shpejti. Mezi pres t’iu tregoj’ – është shprehur Tito në InstaStory.

Pak javë më parë, në Dhjetor, e pyetur për thashethemet e rikthimit në Top Channel, për Prive.al ajo u shpreh:

‘Për momentin jam në bisedime e sipër me disa televizione dhe nuk e kam vendosur ende ekranin që do të më shihni në sezonin e ardhshëm televiziv’

Mbetet të shihet se ku do ta shohim bukuroshen kësaj radhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm