Pasi çifti filloi sërish romancën e tyre vitin e kaluar, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë vendosur të ndjekin rrugët e tyre të ndarë.
Gjatë episodit të fundit të ‘Keeping Up With The Kardashians’, Khloe u shpreh hapur në lidhje me marrëdhënien e saj me Tristan, dhe rifitimin e besimit ndaj tij.
“Unë e di të gjitha veprat që ai ka bërë, të gjitha përpjekjet e vazhdueshme që ai bën çdo ditë, dhe sa e vështirë është, ai luftoi për t’u kthyer me mua vazhdimisht,” tha Khloe gjatë emisionit.
“Dua të them, se me të vërtetë nuk ishte një gjë e lehtë për të. Nuk e kuptoj pse dikush do t’i bënte të gjitha ato gjëra nëse nuk do të ishte serioz”.
Por siç thuhet, të gjitha gjërat e mira duhet të marrin fund.
Marrëdhëniet e tyre u prishën si pasojë e spekulimeve të vazhdueshme për besnikërinë e Tristan ndaj modeles.
Khloe e humbi të gjithë besimin e saj, dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të rregullohej, ajo gjithashtu u përpoq, por në fund të fundit, u ndje shumë e tradhtuar nga ai.
Ajo ka përfunduar lidhjen me të, dhe është shprehur se nuk do të kthehet më. /Prive.al