Kevin Hart nuk do të shkojë në shtëpi pasi të dalë nga spitali

By

Kevin Hart do të dalë nga spitali së shpejti, sipas TMZ.

Komediani është shtruar në spital që nëntë ditë pas aksidentit të tmerrshëm me makinë që e la atë me tri thyerje kurrizore për të cilat duhej të futej në operacion.

Burimet e TMZ thonë se pasi aktori të ketë dalë nga spitali, do të shkojë në terapi fizikale ku do të kalojë 1 deri në 2 javë para se të kthehet në shtëpi.

Sa i përket shëndetit të tij, thuhet se komediani po bën shëtitje të vogla përreth spitalit madje mund të ngjitet disa hapa.

Siç tha një burim ‘ai është shumë i etur për të dalë’ duke shtuar se është shumë mirë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm