Albert Stanaj shumë shpejt vjen me projekte!

By

Nëse deri sot vetëm vajzat shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi e Bebe Rexha kanë kapur sukseset në arenën ndërkombëtare, një djalë pritet që këtë ta bëj shumë shpejt.

Albert Stanaj, shqiptari nga Mali i Zi tash e një kohë mahnit në rrjete sociale me kapacitetin vokal, pritet gjatë që të shpërthej artistikisht.

E duket se pas një procesit të stërzgjatur, Alberti ka më në fund gati projektet me të cilat do e bëj debutimin. Këtë ai e ka treguar para pak çastesh në rrjete sociale.

‘Jam shumë i emocionuar që do publikoj këngë. Ka qenë rrugëtim i gjatë që ka testuar durimin tim, po aq sa e di që unë tuajin. Për të gjithë ju që po prisni, diçka së shpejti. Vetëm e di që këngët janë të gjitha të përfunduara dhe në proces të miksimit. Shumë i emocionuar që do t’iu tregoj çka kanë krijuar orët e panumërta të punës‘ – është shprehur Stanaj në profilin e tij në Instagram.

I presim me shumë kurreshtje projektet e shqiptarit që në çështje kohësh, mendohet se do jetë një yll botëror i muzikës. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm