Njihet si njëri ndër reperët më të dashur të skenës muzikore në Kosovë e Shqipëri.
Ai nuk ndalet që publikuari këngë të reja, që në mënyrë imediate i shndërrohen në hite e i dëgjon ngado që je, në rrugë e në klube nate.
Lyrical Son, përveç që është një ndër reperët më të suksesshëm është edhe jurist, e dita e tij është e mbingarkuar me aktivitete.
Për t’ia dalë më mirë në dinamikën e jetës, ai ditën e nis me një pije të famshme. Thjesht një kafe turke.
Në mëngjesin e së hënës, ditën që e nisë javën për të gjithë, ai në profilin e tij në Instagram ka publikuar procesin e përgatitjes së kafesë turke të cilën po e bënte vet.
Meqenëse koncertet e tij bashkë me Kreshën s’kanë të ndalur e është mjaft prezent në jetën familjare, me padyshim ka nevojë për energjinë që të jep një kafe turke në mëngjes.