Dita ditës, trend pas trendi ne po bindemi që flokët janë një pjesë e jona me të cilën mund të eksperimentojmë dhe të shfaqim individualitetin tonë. Për më tepër sfidojmë veten me pamje të reja duke i ikur rahatisë tonë dhe asaj çka na ka falur nëna natyrë.
Biles, kohëve të fundit shohim që as mosha nuk limiton të bërit qejf me flokët tona, kur aktorja Helen Mirren 73 vjeçare u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë me flokë rozë.
Trendi i flokëve rozë ka qenë rrotull për vitë të tëra e zakonisht më i theksuar gjatë muajve të verës, por këtë vit ne po shohim shumë më shumë flokë ngjyrë rozë.
Është koha perfekte që ju të provoni këtë ngjyrë flokësh, e sidomos ata individë që kanë qenë më të rezervuar ndaj këtij ndryshimi. Më poshtë mund të shihni yjet me flokë rozë këtë vit: