Në një moment kur babai i vajzës së saj të dytë kurorëzoi dashurinë me tjetër grua, postimet e Fjolla Morinës mbrëmë mund të jenë interpretuar si një paralel me rastin.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit baladat prekëse të Elvana Gjatës teksa i dëgjon me zë të lartë në makinë.
Kjo ka krijuar përshtypjen se në këtë formë, këngëtarja po jep përgjigjen e saj mbi martesën mirëpo realiteti paraqet të kundërtën dhe në fakt vetëm një koincidencë të ngjarjeve.
Në fakt, Fjolla jo vetëm mbrëmë por tash e një kohë të gjatë shfaqet me doza depresive në rrjete sociale.
Për gati një javë rresht, këngëtarja ka bërë postime të ngjajshme duke shfaqur edhe figura të zemrave të thyera dhe balada të Elvanës si një indikacion që diçka ka ndryshuar dhe nuk është mirë tek personalja e saj.
Nuk dihet realisht se çfarë e ka bërë Fjollën të ndihet në këtë formë por Flamuri dhe martesa e tij në këtë rast duket të mos jenë të lidhura me këto zhvillime pasi në këtë pjesë, këngëtarja ia ka dalë mirë dhe kjo histori është e kaluar.
Tutje, dashuria e pakusht e Fjolla Morinës, princesha Alayah ishte pjesë e postimeve me theks të veçantë për dëshirën e saj për t’u marrë me muzikë, të trashëguar nga nëna. /Prive.al/