Kevin Hart është emri që këtë vit do marrë nën udhëheqje njërën nga ngjarjet më të bujshme të artit.
Komediani I famshëm Hart, ka thënë se të jetë nikoqir i Oscars, ishte një qëllim në listën e qëllimeve të tij për një kohë të gjatë, e më pas në Instagramin e tij e ka konfirmuar se në shkurt të vitit 2019-të, do ta drejtojë ceremoninë.
Ai e ka përshkruar këtë si mundësinë që të vjen njëherë në jetë, derisa ka thënë se nëna e tij është aq e lumtur, sa buzëqeshja i ka shkuar vesh më vesh.
Hart vjen në Oscars pas komedianit Jimmy Kimmel i cili e ka udhëhequr ceremoninë e vitit të kaluar.
Ndërsa listën e nikoqirëve të mëparshëm të përbërë nga Ellen DeGeneres, Chris Rock, Hugh Jackman e të tjerë, Hart e ka përshkruar si listë legjendare.