Është ndër paraqitjet e saja të para në një projekt artistik. Shumë mund ta njohin Rita Orën nën petkun e një këngëtareje shumë të suksesshme, por ajo e kishte nisur duke qenë protagoniste filmash.
Në vitin 2004, Ora kishte luajtur në filmin kriminalistik britanik, “Spivs”, rolin e një vajze me emrin Rosana.
Rita Ora në këtë film flet gjatë tërë kohës shqip, ndërsa portretizon një vajzë shqiptare e cila gjendet nga disa kontrabandues dhe gjithçka shndërrohet në telashe. /Prive.al