Shkoi në Tiranë për një arsye të vetme, dasmën e vajzës së tezes së saj.
Dhe Rita Ora aty ndezi atmosferën, duke vallëzuar e kënduar shqip me dasmorët.
Ajo u shfaq tejet e lumtur për kushërirën e saj, Amantina Tolajn, e cila në mbrëmjen e së dielës u martua në një dasmë madhështore në Tiranë.
Por fansave të saj iu ka mbetur një imazh pa e parë.
Dhe nuk është Rita aj që e ka bërë publike, por grimerja e saj, Rrezarta Galica.
Në këtë fotografi, ajo shfaqet me nënën e saj Verën, motrën Elenën dhe Amantinën, pak para se të fillonte dasma.
Në këtë imazh ato duken shumë të lumtura në praninë e njëra tjetrës. /Prive.al