Këtë detaj për Rita Orën nuk e paskemi ditur

By

Pothuajse të gjitha detajet nga jeta e saj profesionale e personale, janë bërë të ditura.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, tashmë ka një pozicion të konsoliduar brenda showbizit ndërkombëtar dhe mediat vrapojnë të mësojnë detaje rreth saj.

Megjithatë ka një detaj që s’e kemi ditur për Rita Orën.

Ajo ka treguar se është mëngjarashe, dhe edhe shkruan dhe të gjitha funksionet primare i shkruan me dorën e majtë.

E së fundmi, Rita Ora foli hapur edhe për vizitën e saj të veçantë dhe emocionale në Kosovë si pjesë e angazhimit të saj si ambasadore e Unicef-it.

Këngëtarja la Kosovën kur ishte vetëm një foshnje sepse familja e saj u detyrua të largohej nga vendi si shkak i konfliktit.

Rita Ora tha “ Ishte shumë e veçantë të takoja fëmijë dhe familjen në vendin ku linda dhe të jem dëshmitare e parë e punës që Unicef bën që të ndihmojë këta njerëz, më ka bërë ende më të vendosur se asnjëherë që të shfrytëzojë pozicionin tim që të mbështesë këtë kampanjë.”

Pikërisht kjo fushatë zotohet që të mbledhë para dhe të mundësojë mbështetje për familjet e pas luftës dhe Rita Ora si ambasadore po advokon për këtë çështje që nga viti 2013.

Udhëtimi i Ritës për në Kosovë u dokumentua në një film i cili i lansua në “Soccer Aid for Unicef”.

 

Artikuj të ngjashëm