“Arratisja” romantike e Shkurtes dhe bashkëshortit

By

Në rrethana normale, këngëtaren Shkurte Fejza kjo periudhë do ta gjente në koncerte me rastin e festave të nëntorit.

Por, shkaku i situatës, një gjë e tillë është e pamundur dhe si rrjedhojë, Shkurta po shijon përfitimet e kohës së lirë të cilën në dinamikën normale nuk do e kishte.

Këngëtarja e mirënjohur ka marrë rrugë drejt një destinacioni unik me bashkëshortin e saj, Hajrushin.

View this post on Instagram

A post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza)

Çifti po shijojnë bukuritë e Kapadokias në Turqi  krahinë kjo e cila po thyen rekord për numrin e vizitorëve që vazhdon të tërheqë drejt vetes në çdo stinë të vitit.

Disa nga vendet e kësaj krahine që vizitohen më shumë janë muzeu i hapur në natyrë “Goreme”, qytetet nëntokësore “Kaymakli” dhe “Derinkuyu”, ku mund të shihen më mirë gjurmët e civilizimeve mijëravjeçare. Turistët që i vizitojnë këto qytete nëntokësore magjepsen kur shikojnë dhomat që dikur janë përdorur si ambiente jetese, me të cilat ata përballen duke zbritur poshtë në thellësi me anë të tuneleve ndërlidhëse, lartësia e të cilëve herë herë e kalon shtatin e njeriut, ngandonjëherë janë më të larta se njeriu dhe në ndonjë vend vijnë duke u ngushtuar.

Rreth 30 mijë njerëz mund të jetojnë në qytetin nëntokësor të Derinkuyu, ku njerëzit që kanë jetuar në krahinë për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të mundshme nga jashtë kanë qëndruar brenda këtu për një periudhë kohore bashkë me kafshët me qëllim edhe për të mbijetuar, por edhe për t’u strehuar.

Artikuj të ngjashëm