Javën që lamë pas, të shtunën në Prive të Klan Kosovës, protagonist i intervistës “60 Sekonda” ishte këngëtari Besart Halimi.
Në mesin e shumë pyetjeve që iu bënë, ishte edhe ajo nëse ndonjëherë është arrestuar.
Dhe ai nuk paska qenë i lidhur në pranga, megjithatë njëherë ka qenë në prag të arrestimit.
“Njëherë e kam pasur një dënim dhe kam shkuar në polici me avokat e me përforcime. Edhepse burgu është për burra, unë s’kam dëshirë ta provoj atë ndjenjë”, ka thënë Halimi për Prive.