Këngëtarja shumë e dashur për të gjithë ne po feston ditëlindjen e saj të 62-të dhe ajo po mban vitet mbi supe me shumë hijeshi.
Të shumtë ishin miq, fansa e kolegë që e uruan këngëtaren, e nuk kishte se si të mungonte as urimi i djalit dhe nuses së saj.
Të dy zgjodhën të publikonin portrete familjare duke shkruar urime të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen Mami, të kemi Zemer” – shkruan Learta nën një album me foto që u shkrepën në festën e ditëlindjes së saj, të publikuara në llogarinë e saj në Instagram.
Po ashtu edhe Kushtrimi uroi nënën e tij, dhe njëjtë si Learta zgjodhi disa foto nga festa e saj e ditëlindjes duke shkruar, “ Urime ditlindjen Mami, te duam shume.”