Kohëve të fundit, yllin e muzikës popullore, këngëtaren Shyhrete Behluli e shohim gjatë tërë kohës të shoqëruar nga e bija e saj Engjëllusha Salihu.
Dyshja këtë fundjavë kanë lansuar këngën e re “Çika e Hastretit”, e ky është edhe bashkëpunimi i tyre i tretë.
Ndërsa, Engjëllusha ishte personazhi i radhës në rubrikën e re të Prive, “Qitja Pikën”, duke na rrëfyer ca të pathëna rreth saj.
Cila ishte këshilla e fundit që i dha e ëma, Shyhretja?
“Jam duke e qepur një fustan të ri dhe mami më tha: aman mos e çil shumë tek këmba”, ka treguar Engjëllusha për Prive, duke na bërë edhe të qeshim pak. /Prive.al